LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej 15 vitesh jetonte në Tiranë/ Humb jetën në taksi ish politikani italian

31 Dhjetor 2021, 17:28, Kronika CNA
Prej 15 vitesh jetonte në Tiranë/ Humb jetën në taksi ish

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ish politikani italian nga Prato, Firenze Luigi Nidito, i cili prej 15 vitesh jetonte në kryeqytet ka humbur jetën në moshën 75 vjeçare, teksa ishte duke udhëtuar me taksi për të shkuar në një takim. Fatkeqësisht, ndërhyrja e urgjencës nuk mundi të bënte asgjë.

Nidito, një nga themeluesit e TV Prato më 1978.

Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur lidhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Ai banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

?Shumë herë kemi organizuar iniciativa dhe Luigi ishte një urë midis Pratos e Tiranës?, tha kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni. ?E kujtoj gjithmonë si njeri përherë të lidhur me qytetin tonë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga