web counter

Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur Vladimir Grillo

30 Dhjetor 2021, 16:12, Aktualitet CNA
Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet nga jeta gazetari i

Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kolegu i tij, Dëfrim Methasani shkruan se RTSH humbi simbolin sportive, ndërsa shton se mungesa e tij do e shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!”, shkruan Methasani./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga