LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i GJKKO për tenderin e uniformave/ Kulluri: Sistemi i drejtësisë në kolaps

30 Dhjetor 2021, 18:43, Politikë CNA
Vendimi i GJKKO për tenderin e uniformave/ Kulluri: Sistemi i

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korruspionit ka dhënë sot vendimin për 10 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të cilët akuzohen për tenderin e uniformave blu.

Por pas këtij vendimi, kandidati për kryetar të PD Edvin Kulluri deklaroi se sistemi i drejtësisë i dha provat që është në kolaps.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kulluri u shpreh se qytetarët nuk mund të besojnë në sistemin e drejtësisë.

?Po kërkoj të jem optimist për Reformën në Drejtësi, por kur shoh se 65% e sistemit është vakant dhe në pamundësi për të ushtruar drejtësi dhe për ?tenderin e uniformave? Ministri i Brendshëm dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk kanë as përgjegjësi e as dijeni, e kam të pamundur!

Si mund të kthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia, kur arkitektët dhe zbatuesit e reformës pranojnë se sistemi është në kolaps, e drejtuesit me Kushtetutë dhe ligj të Ministrisë së Brendshme ?hanë përshesh në zyrë? ndërkohë që abuzohet me një tender 28 milionë euro!?, tha ai./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga