LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej tre ditësh në portin e Durrësit/ Dalin detajet e reja, si u kap sasia e kokainës nga agjentët e SPAK

30 Dhjetor 2021, 20:01, Kronika CNA
Prej tre ditësh në portin e Durrësit/ Dalin detajet e reja, si u

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK, të cilët bënë të mundur bllokimin e 100 kg kokaine.

Kontejneri me banane, që kishte brenda lëndën narkotike kishte tre ditë që kishte ardhur në portin e Durrësit, por mbrëmjen e sotme u vendos që të tërhiqej nga porositësit, një kompani frutash.

Strukturat kishin informacion mbi kokainën që ndodhej brenda kontejnerit, por nuk ndërhynë në port duke pritur për të zbuluar kush do të vinte ta merrte për t?i arrestuar.

Në momentin që kontejneri u nis nga Durrësi drejt Tiranës me destinacion magazinën në zonën e Vaqarrit, agjentët e SPAK-ut dhe të policisë që e kishin gjatë gjithë kohës në monitorim ndërhynë te ?Ura e Beshirit? duke e bllokuar./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga