LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy variante Covid dhe viruse gripi në qarkullim/ Bino apel qytetarëve: Kujdes gjatë festave

30 Dhjetor 2021, 15:41, Lifestyle CNA
Dy variante Covid dhe viruse gripi në qarkullim/ Bino apel qytetarëve:

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Siva Bino, u ka bërë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë festeve duke respektuar masat anti-Covid.

Në një prononcim për mediat, Bino sqaroi se tanimë kemi hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi qarkullojnë dy variante Covid , virusi i gripit Ah3 dhe viroza të tjera, të cilat mund të rrisin ngarkesën në spitale.

Kujtojme që Komiteti Teknik i Ekspertëve  ka hequr masat kufizuese për datën 31, duke i lejuar qytetarët të festojnë nëpër lokale dhe restorante.

Ndersa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vetëm ?Omicron?  mund të vërë në vështirësi sistemet shëndetësore në shumë vende./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga