LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me pronat në “Rana e Hedhun”/ Gjykata e Lartë jep vendimin

29 Dhjetor 2021, 20:07, Aktualitet CNA
Skandali me pronat në “Rana e Hedhun”/ Gjykata e Lartë jep

Gjykata e Lartë vendosi sot që të rikthente për gjykim dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e ?Ranës së Hedhun? në Shëngjin ku u dënuan 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Pa pranimit të rekursit për shkelje procedurale, dosja do të rigjykohet në Apelin e Shkodrës, por me një tjetër trupë.

Historia e dosjes së bujshme

Në 17 shtator 2020 ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u dënua me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ai u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës la në burg edhe nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës Enver Hafizi, i cili u dënua me 1 vit burg. I pafajshëm nga grupi prej 17 personash u shpall vetëm ish- futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj.

Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.

Lajmet e fundit nga