LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjokutaj: Kushtetuesja do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e Metës

29 Dhjetor 2021, 21:41, Aktualitet CNA
Gjokutaj: Kushtetuesja do ta rrëzojë kërkesën për

Avokati Genc Gjokutaj tha gjatë emisioni Now në Euronews Albania se në kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qenësishme juridike që ta motivojë këtë akt.

Ai në një intervistë për Now me Erla Mëhillin u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e presidentit, pasi nuk ka bazë juridike.

Sipas Gjokutajt, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë, për të cilën siç thuhet në Kushtetutë, mund të arrihet deri në shkarkimin e tij.

?Vetëm shkelje të rëndë nuk ka në aktin e shkarkimit të Metës. Kushtetuta jonë nuk e ka të sqaruar çfarë konsiderohet shkelje e rëndë. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të caktojë një precedent se cila është ajo shkelje e rëndë që të shkaktojë shkarkimin e presidentit. Nuk shkarkohet presidenti për etikë. Sfurqet ishin figurë letrare për të treguar se situata është agravuar. Kushtetuesja është në provë për të treguar se është mbi palët. E them me bindje se do ta rrëzojë kërkesën e parlamentit, për arsye juridike?, tha Gjokutaj./euronews

Lajmet e fundit nga