LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festivali i 60 i RTSH/ Prova se nuk prodhon dot as këngë as art

29 Dhjetor 2021, 09:34, Opinione CNA
Festivali i 60 i RTSH/ Prova se nuk prodhon dot as këngë as art

Nga Kastriot Frashëri

Festivali i 60 i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art, sa edhe batutat duhet ti gjejë periferisë së Kasharit.

Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë sekondë këtë festival të marë peng prej vitesh nga tallavaria që po dominon kulturën këtë dekadën e fundit por mjaftoj 2 apo 3 të ashtëquajtura lajme Gosip të përgatitura nga disa laraska apo karafilë që ushqejnë mediat tona për të kuptuar që arti, kultura dhe muzika kombëtare mund të shiten lehtësisht për 2 lek jo vetëm tek televizionet private por edhe tek emisionet e tyre më vulgare që kurësesi nuk konkurojnë dot as me Portokallet e Kasharit.

Nuk e imagjinoj dot që skena e festivalit kombëtar të këngës shqiptare për të cilin është autorizuar nga ligji Televizioni Publik të bëhet strehë e një shoë banal televiziv si BB-VIPA-at e Leshit dhe Ardit Gjebrejsi ta prezantojë këtë event madhor të kulturës shqiptare që paradoksalisht për ta konkuruar këtë ka gjetur si sfidë “Këngën Magjepse”, e cila falë këtyre marifetçinjve të neveritshëm ky festival po degradon çdo vit e më keq. Kritika kishte dhe vjet, dy vjet a tre vite më parë por asgjë nuk ndryshon në atë godinë të keqpërdorur pasi edhe pse qelia e burgut po u rri hapur tek koka vijon e njëjta regjisurë… Ndryshe nuk mund të kuptohet lidhja ?live? me ‘Big Brotherin’ e Kasharit për të imituar njëri-tjetrin dhe certifikuar si ?Yje? disa fundërina të shoqërisë sonë që nuk kanë asnjë lidhje me artin, kulturën, shkencën, filozofinë, drejtësinë, mjekësinë, moralin apo edhe vetë muzikën.

Kjo gjë e jashtëzakonshme që ka ndodhur sot në Festivalin e Këngës tregon më së miri nivelin në të cilin ka rënë arti e kultura në vulgaritet deri sa kërkon ndihmë nga Arditi i Klanit dhe Bigu i Madh i Topit.

Është pikërisht ky realitet i hidhur, rrjedhoje edhe e keqadministrimit të tij, që ndonëse jemi taksapagues direkt të RTSH, por që përveç të paguajmë faturën e tij nuk na mban të lidhur asnjë sekondë me ketë televizion. Në fund të fundit, përderisa ky nuk realizon misionin e tij le të shkrihet, meqë dhe Mafia e Ndërtimit i ka vënë syrin për ta marr? me konçension e në këmbim ti japë RTSH dy a tre Kate nga gradaçelat që do të ndërtojë mbi truallin e tij, e të mos bëhet më barrë e shqiptarëve duke paguar taksa përsa edhe drejtimin e eventit kryesor të muzikës së tij e dorëzon në personazhe groteske të marë borxh me qira, a thua se nuk paska ikona të veta ky televizion dhe nuk prodhon dot art sa edhe batutat duhet ti gjejë periferisë së Kasharit?!/CNA.al

Lajmet e fundit nga