Afera 430 milion euro e inceneratorëve/ Malltezi: Kemi drejtësi me regjim

29 Dhjetor 2021, 19:08, Politikë CNA
Afera 430 milion euro e inceneratorëve/ Malltezi: Kemi drejtësi me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi teksa ka folur për aferën korruptive të inceneratorëve, deklaroi se janë 3 personazhe që dalin si bedela që marin në dorë 430 milion euro, Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe përfshi Mirel Mërtirin, që sipas tij janë të afërt me qeverinë.

Në një intervistë televizive, ai shprehet se ish ministri Lefter Koka, i cili është i vetmi i arrestuar për inceneratorët, nuk është koka, por pas tij qëndron Edi Rama.

?Absolutisht jo. Ajo që po shohim tani është një drejtësi me regji dhe është më keq se sa të mos ketë drejtësi. Për fat të keq, Koka është një peshk relativisht mesatar i cili ka përlarë rreth 3.7 milion euro, por kjo është një aferë 430 milion euroshe. Kjo pjesë që ka marrë Koka është nuk është as 1% e aferës. Pra kemi të bëjmë me një drejtësi me regji.

Duhet të kemi parasysh se në këtë aferë Koka nuk është koka, koka është Rama, Ahmetaj dhe don Agaçio, sepse Koka nuk mund të lëvizte dot 9 procedura brenda 24 orëve, as për një vit nuk mund ti lëvizte jo më për 24 orë. Qartazi kemi të bëjmë me drejtësi me regji dhe shteti është në shërbim të inceneratorëve. Sic e kemi parë janë të njëjtët personazhe, janë 3 personazhe që dalin si bedela që marin në dorë gjithçka, si Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe përfshi Klodian Mërtirin pas perdeve. Këto janë njerëzit më të afërt të ministrit Arben Ahmetaj, janë njerëz që dalin jashtë shtetit me Arben Ahmetajn dhe përfshihen në aksidente me Arben Ahmetajn, janë njerëz që dalin me Ramën.

Në duar të këtyre janë të tre inceneratorët dhe nuk ka nevojë që të jesh specialist i madh drejtësie që të marësh vesh se shteti ishte vendosur në shërbim të inceneratorëve dhe kemi të bëjmë me një ndërmarrje kriminale të strukturuar për të grabitur 430 milion euro?, tha Malltezi./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga