LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi me 430 mln euro për aferën e inceneratorëve/ Tabaku: Do vijojmë hetimet, është abuzuar

29 Dhjetor 2021, 15:53, Politikë CNA
Abuzimi me 430 mln euro për aferën e inceneratorëve/ Tabaku: Do

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se afera e inceneratorëve është bërë nga një grup i strukturuar kriminal.

Pasi SPAK hodhi akuzat e biznesmenit Mirel Mërtiri, për shpifje ndaj opozitës, përmes një mesazhi në rrjetin social ?Facebook?, Tabaku theksoi se skema e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij po zbulohet dita ditës.

Ajo shtoi më tej se hetimi për këtë aferë korruptive do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të abuzimit prej mbi 430 mln euro të përdorura.

?Pak javë pasi kishte nisur komisioni hetimor për inceneratorët njeriu që është pronari real i 3 kompanive të inceneratorëve dhe strumbullari që është nyja lidhëse mes kompanive dhe shtetit, Mirel Mërtiri (i njohur edhe si Klodian Mërtiri) dërgoi një padi për shpifje ndaj disa drejtuesve të lartë të PD, përfshirë edhe mua, por edhe kryetarit të PD.

Sipas tij akuzat që ne i kemi bërë me fakte dhe prova Mirel Mërtirit ishin sajesat tona politike. Një hap të tillë Mërtiri e ka marrë në fakt edhe ndaj mediave kur ato zbuluan dhe evidentuan lidhjet e tij me ministrat e qeverisë Rama.

Sot, pak ditë pasi Mërtiri dërgoi në SPAK akuzën e tij për shpifje, Mirel Mërtiri është në kërkim ndërkohë që skema e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij po zbulohet dita ditës.

Në padinë e tij Mërtiri kishte vendosur një listë të gjatë provash ku përfshihen deklaratat e mia.

Në të vërtetë Mërtiri ka një të drejtë, për 4 vite me radhë kam denoncuar aferën e inceneratorëve ndonëse provat e para që kishim grumbulluar në vitin 2017 ishin më të pakta por që gjithsesi dëshmonin krimin që po kryhej me buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

Sa më shumë koha kalonte aq më e qartë bëhej afera që mbante erë korrupsion dhe aq më të qarta bëheshin lidhjet okulte të Mërtirit me Arben Ahmetaj (me të cilin ka konsumuar edhe udhëtime), me Damian Gjiknurin, me Edi Ramën, me Ëngjëll Agaçin, me Qazim Sejdinin, me Armando Subashin dhe padyshim me kumbarin e vogël Erion Veliaj.

Kjo është një aferë me një vlerë marramendëse prej 430 mln eurove dhe mjafton t?u them që sipas të dhënave të Ministrisë së Financave inceneratori i Tiranës është ndërtuar në 30% të kapacitetit të programuar megjithëse ka marrë 100% të fondeve.

Pikërisht duke pasur parasysh këto prova të qarta akuza e ngritur nga Mirel Mërtiri karshi kryetarit të PD, meje dhe kolegëve të mi u pezullua nga Gjykata. Ajo çfarë shqiptarët duhet ta kenë të qartë është se nuk do të rresht së kërkuari hetimin deri në fund të kësaj çështje.

Afera e inceneratorëve është një aferë korruptive e drejtuar dhe manaxhuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal i cili duhet të mbajë përgjegjësi për abuzimin prej mbi 430 mln eurove.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vazhdojë punën për t?u dëshmuar shqiptarëve se si ka operuar ky grup i strukturuar kriminal për të abuzuar dhe vjedhur mbi 430 mln euro.?, tha Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga