LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma në Drejtësi drejt konsolidimit”/ Manja: Është koha që investimet të përkthehen në përfitime për qytetarët

28 Dhjetor 2021, 09:15, Aktualitet CNA
“Reforma në Drejtësi drejt konsolidimit”/ Manja:

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar Hartën e re Gjyqësore. Gjatë fjalimit të tij, Manja u shpreh se Reforma në Drejtësi është drejt konsolidimit.

Sipas ministrit, qeveria ka dhënë kontributin e saj për reformën në drejtësi dhe se kanë ngritur një sistem pagash në nivel dinjitoz.

Manja thekson se tani është koha që me invetsimet që janë kryer në sistemin gjyqësor të përkthehen në përfitime për qytetarët.

?Reforma në drejtësi është në fazën e konsolidimit. Nëpërmjet  kësaj pakete krijuam mekanizma për rritjen e gjykatave. Qeveria shqiptare ka dhënë kontributin e saj për reformën në drejtësi. Kemi ngritur një sistem pagash në nivele dinjitoze. Tashmë është koha që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehen në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi. Harta e re gjyqësore është një nga instrumentet kryesore. Rishikimi i hartës është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit gjyqësor në vend për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë dhe mundësinë e aksesit në drejtësi?, tha Manja./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga