web counter

Publikimi i të dhënave personale/ Manjani: Projekt i qartë politik

28 Dhjetor 2021, 20:41, Politikë CNA
Publikimi i të dhënave personale/ Manjani: Projekt i qartë

Ish-ministri i Ramës, Ylli Manjani ka folur për skandalin e publikimit të të dhënave personale.

Manjani theksoi se e gjithë kjo është projekt i qartë politik, duke shprehur se Shqipëria ka marrë një drejtim mizerabël.

“Skandali i të dhënave është projekt politik i qeverisë, që kur PS u kap në flagrancë duke parë të dhënat me anë të patronazhistëve. Kjo që po ndodh sot thjesht po nxjerr gjërat pjesë-pjesë. Është projekt politik i nxitur nga qeveria.

E bën qeveria për përfitime të vetat, për të krijuar idenë se këtu ka ndodhur katastrofë dhe privatizojmë AKSH-in dhe duan t’ja hedhin fajin drejtoreshën. Drejtoresha është një hiç përpara kësaj ngjarje, që ka prapavijë të qartë politike. Jemi kthyer në parti-shtet.

Shqipëria është kthyer në magazinë ndërkombëtare të problemeve, sjellin ca afganë, janë ca emigrantë që bëjnë ca kampe, nuk është ky vendi që kishim ëndërruar. Shqipëria ka marrë drejtim mizerabël. Ne habitemi pse ikën rinia, ikën se dëgjojnë histori kriminale, histori refugjatësh, ky është vendi ku jetojmë. Shqipëria nuk qeveriset, por qeveriset shumë keq”, deklaroi Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga