Premton ta çojë në klub turk/ Menaxheri i futobollistit merr lekët e zhduket

28 Dhjetor 2021, 20:22, Denoncim CNA
Premton ta çojë në klub turk/ Menaxheri i futobollistit merr

Drilon Leci, 23 vjeç, nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli, pretendon se është mashtruar nga një person i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli dhe duke i premtuar ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi.

Kjo lëvizje do t?i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23-vjecari i ka dërguar deri tani 1450 Euro. Kontrata duhet të ishte lidhur me klubin në muajin Korrik, por kjo nuk ka ndodhur.

?Jam futbollist, më ka thënë që do të luash në klubin Samsunspor në Turqi. Nga Shqipëria, por ai thotë që rri nganjëherë edhe në Itali, por më duket se ai rri vetëm në Tiranë. Unë jam takuar tre herë me të në Tiranë. Më ka thënë që do takohemi në tiranë. Jemi ulur në tavolinë, mi ka premtuar të gjitha gjërat vetëm duhet me i çuar paret. Premtoi që kur të shkosh në prova do ndalesh atje dhe do nënshkruash kontratën. Kam luajtur me Hajvalinë, me kategoritë e para. Jam pak lëmsh se Ky më ka bërë me u larguar nga klubet. Andi Zorbës i kam dhënë 1450 Euro. I kam faturat krejt. 500 Euro e kam paguar hotelin në Antalja. Ky është një njeri mashtrues?, tha futbollisti.

Andi ka nxjerrë justifikime të ndryshme për moslidhjen e kontratës, duke e shtyrë gjithmonë atë.

Andi Zorba: Tani, me Samsumsporin është çdo gjë ok! Po presim vetëm ftesën. Unë dje në darkë kam folur vonë me ta, ora 23-24. Fola dhe më thanë, se ditën e hënë do ta çojmë, se edhe ata kanë qenë pak të zënë me stafet. Duhet të kuptosh, se edhe unë kam qenë njëçikë i zënë këtë periudhë me merkaton, në lëvizje, sa andej-këtej. Ideja është, që kur unë them një gjë, është ajo gjë. Është e kotë t?i bisedojmë një mijë herë gjërat. Ta thashë: Transferimi do të bëhet në fillim të gushtit për lojtarët e rinj, që ata do marrin.  Nuk ka pse të bëhesh fare merak, kur gjërat t?i kam shpjeguar. Muhabeti ngelet për në Gusht, nga fillimi i Gushtit.

?Stop? u lidh me Andi Zorbën dhe ky i fundit përsëriti të njëjtat justifikime.

Andi Zorba: Andi, unë jam menaxher futbollistësh në Itali. Tani, se?, ëëë, s?po më kujtohet ky djali, se unë kam shumë lojtarë. Problemi me këtë ka qenë, se u mbyll merkato e verës dhe ky ngeli pa u transferuar. Planet janë, që të transferohet tani në Janar me merkaton e dimrit. Me këtë djalin do kontaktoj vetë dhe nuk është ideja, që të futeni ju në mes. Nejse, ju keni punën tuaj, por janë disa gjëra, që do rregullohen dhe do shkojnë deri në fund.

Gazetari: Nuk jemi duke të të shigjetuar ose duke të të akuzuar, por mbi bazën e këtij denoncimi, sikurse kemi çdo denoncim në Stop marrim përsipër t?i pyesim të gjitha palët.

Andi Zorba: Nuk duhet t?i merrni shumë parasysh të gjitha gjërat, që mund të thonë njerëzit, se secili flet, sesi i intereson vetë. Unë do lidhem vetë me djalin. Me atë djalin do kontaktoj vetë unë dhe do sqarohet gjithë gjëja. Pa merak për këtë pjesë! Unë thjesht ta hapa telefonin për respekt, sepse kam respekt për ju.

Gazetari: Dhe unë për respekt të mora.

Në këto kushte Drilon Leci kërkon paratë mbrapsht dhe kjo kërkesë iu parashtrua zotit Zorba.  Pas pak ditësh Driloni konfirmoi kthimin e parave, duke u shprehur, se pa ndërhyrjen e emisionit ?Stop?, nuk do t?i kishte marrë kurrë paratë.

Drilon Leci: Me këtë lidhje direkte desha të falënderoj emisionin ?Stop?, për pak kohë, që bëri punën, për ta kryer me sukses. Paratë, që i kisha dhënë, m?i transferoi. Po të mos ishte ndihma juaj, gazetarët dhe emisioni juaj, unë nuk do t?i kisha marrë kurrë këto para./Tv Klan

Lajmet e fundit nga