LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me dokument të firmosur dhe vulosur/ Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt

28 Dhjetor 2021, 19:16, Aktualitet CNA
Me dokument të firmosur dhe vulosur/ Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt

Gazetari investigativ Artan Hoxha i është përgjigjur sërish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një statusi në rrjetinsocial Facebook, Hoxha teksa nxjerr një shkresë të firmosur dhe vulosur prej Veliajt, sa i takon inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës, shprehet se  ky është shqetësimi i kryebashkiakut, që e ka humbur gjakftohtësinë.

Ai shton më tej se në 25 vite që jeton në Tiranë, është thjesht një taksapagues i rregullt dhe që nuk firmos në asnjë bordero të Bashkisë së Tiranës.

?Me firmë dhe me vulë?

Ose me firmë të thatë dhe me vulë të njomë?

E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!!!

Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin(atë të madhin e Tiranës)!!!!

Ç?a t?thotë vëllai, nuk u bej dot derman?

Nuk figuroj në borderote tuaja(që në fakt janë paratë e taksave të qytetarëve më të varfër të Europës).

Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorareve tuaja.

Nuk jam në listen e ?ndereve apo detyrimeve? tuaja.

Nuk jam në liste-pagesen e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.

Dhe nuk e kam hapur një të tillë, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolegë të mi, vetëm e vetëm, që të mos detyrohem të trokas në deren tuaj.

Jam thjeshtë një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.

Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranes,

?Ju faleminderit për mirëkuptimin”“, shkruan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga