“Mbushi sallën me punonjës institucionesh”/ Berisha: Basha nuk ka as 6 % mbështetje

28 Dhjetor 2021, 21:07, Politikë CNA
“Mbushi sallën me punonjës institucionesh”/ Berisha: Basha

Lideri historik, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Në një dalje për mediat, ai theksoi se Lulzim Basha është peng dhe kur je peng, të diktojnë çdo qëndrim dhe nuk të lenë të marrësh asnjë përgjegjësi.

 “Lulzim Basha ka shpërbërë opozitën në Shqipëri. Nuk di të tjerë që të jenë për një opozitë false. Basha në parti ka 5-6 përqind, nuk ka mbështetje. Lulzim Basha është peng dhe kur je peng, të diktojnë çdo qëndrim dhe nuk të lenë të marrësh asnjë përgjegjësi. Ai e ka të qartë se 2000-ja nuk është 5000. Ai detyrohet të mbushë sallën me punonjës të instituteve, që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ai dhe Rama kanë marrë peng pluralizmin politik në vend.

Një pakicë që vihet kundër shumicës është bandisteske ose terroriste. Prapa meje qëndron shumica e demokratëve. Anëtarësia e ka shkarkuar Bashën, sepse anëtarësia është përmbaruesi. Anëtarësia i thotë se zyra nuk është e juaja, por do administrohet nga Komisioni, ju jeni thjesht deputet. Unë iu bëj thirrje njerëzve që janë me Bashën, që të ikin nga ai”, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga