LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi në familje/ Shqiptari në Gjermani vret fëmijët dhe veten

28 Dhjetor 2021, 14:02, Kronika CNA
Krimi në familje/ Shqiptari në Gjermani vret fëmijët dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Babai ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, gruan dhe më pas veten.

Babai dhe fëmijët kanë humbur jetën, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë në spital.

Sipas gjermanes Bild, krimi ka ndodhur në një familje shqiptare. Ngjarja ka ndidhur në perfieri të Hamburg mbrëmjen e kaluar.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë thirrur menjëherë policinë. Ata janë shprehur se familja kishte shpesh debate.

Dy fëmijët dhe babai janë gjetur të pajetë në shtëpi. Arma më të cilën dyshohet se është kryer vrajsa u gjend afër , F.R, 44  vjeç, babait që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Gruaja A. R. 38 vjeçe është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe po analizon të gjitha provat në skenën e krimit. Sipas informacioneve të BILD, po verifikohet nëse babai ka qëlluar me armë dhe më pas ka shtënë mbi veten.

Babai, ishte gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Ai mësohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët kanë denoncuar në polici./ CNA.al

Lajmet e fundit nga