LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi bashkëshorten dhe dy fëmijët/ Arrestohet inspektori i policisë

28 Dhjetor 2021, 09:01, Kronika CNA
Dhunoi bashkëshorten dhe dy fëmijët/ Arrestohet inspektori i

Një inspektor policie ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë, bën të ditur se në pranga ka rënë A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale ?Dhuna në familje?. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga