Blerja e votave dhe marrëveshja PS-PD/ Kryemadhi tregon të pathënat e fushatës

28 Dhjetor 2021, 10:41, Politikë CNA
Blerja e votave dhe marrëveshja PS-PD/ Kryemadhi tregon të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në lidhje me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

E ftuar në A2 CNN, Kryemadhi u shpreh se kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit kanë blerë vota me lekë në dorë.

Ajo u shpreh se i kishte dërguar mesazh Bashës, por kryedemokrati nuk i kishte pranuar akuzat, ndërsa shtoi se kandidatët e PD në Elbasan janë ulur para zgjedhjeve për kafe me Taulant Ballën.

Ndërsa sa i takon PS, ajo tha si votat i bleu nsëpërmjet tenderave dhe vendeve të punës.

?Një nga gjërat që ne kemi vënë re më shumë është blerja e votës nga kandidatë të Partisë Demokratike. PS e blinte votën nëpërmjet tenderave dhe vendeve të punës, PD e blinte votën me para? në dorë. Në Fier, është shumë e qartë, mjafton të dalësh në mes të Fierit dhe të shikosh si janë blerë votat. Në Durrës dhe Tiranë, njerëz anonim që kanë investuar në vlerë monetare dhe për pak vota mund të zgjidheshin deputetë. Unë ia kam dërguar zotit Basha, sigurisht që s?mund ta pranonte. Kishte marrëveshje ku deputetët e PD-së në Elbasan uleshin me Taulant Ballën?, tha Kryemadhi në A2CNN.

Lajmet e fundit nga