Si e rrëzoi Perandorinë e së Keqes doktrina e Reganit
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Nga Stephen Dowling ?BBC Future?
Dhjetori u këtij viti shënoi2-vjetorin e shfaqjes së rasteve të para në Vuhan të Kinës, me një sëmundje të re të frymëmarrjes. Brenda disa javësh, virusi Sars-CoV-2 u përhap në të gjithë botën,duke sjellë një sëmundje të re të frikshme për shekullin XXI-të:Covid-19.
Institucionet shëndetësore në të gjithë botën, e kuptuan shpejt se nëse mbaheshin siç duhet mbi gojë dhe hundë, edhe maskat relativisht të thjeshta, ndikonin shumë në parandalimin e përhapjes së virusit.
Në vitin 2021, kur bota hyri në vitin e dytë të plotë të pandemisë Covid-19,dhe maskat ishin një kujtesë e kudogjendur e emergjencës shëndetësore me të cilën po përballej bota. Pikat më të rëndësishme të turizmit në botë, ishin kryesisht të shkreta kur bota mirëpriti vitin 2021, pjesërisht për shkak të përhapjes së variantit Delta, një mutacion shumë i transmetueshëm i virusit, që u zbulua për herë të parë në tetorin e vitit 2020.
Resortet si ato në Republikën Domenikane u rihapën pas shumë muajsh, por në shumë raste turistët ishin të kujdesshëm në lidhje me pushimet në mesin e pandemisë. Ndërkohë, maskat u shndërruar në një formë të re reklamimi dhe në një mjet për mesazhe virale, sidomos për aktorët e sferës politike.
Dy ngjarje të mëdha sportive që ishin programuar të mbaheshin në verën e 2020, u zhvilluan më në fund në vitin 2021. Njëri prej tyre ishte kampionati evropian i futbollit ?Euro 2020?, i cili u zhvillua në qytete, duke filluar nga Sevilja në Spanjë, deri në Baku në Azerbajxhan.
Pavarësisht se u mbajt në stadiume të hapura, kampionati solli rritje të rasteve të reja për shkak të lëvizjes masive të tifozëve nga aeroportet në hotele, dhe udhëtimit me mjete transporti drejt stadiumeve. Edhe lojtarët u detyruan t?i përmbaheshin rregullave, duke mbajtur maska ??kur nuk ishin në fushën e lojës.
Një spektakël edhe më i madh u zhvillua më vonë atë verë, me Lojërat Olimpike Verore të Tokios që u zhvilluan në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit. Lojërat ishin shtyrë që nga vera e vitit 2020, dhe me një fushatë vaksinimi në projektim e sipër, shpresohej që aktiviteti të ishte shumë më i sigurt 1 vit më vonë.
Atletëve iu kërkua të mbanin maskat në të gjitha objektet e Olimpiadës, madje edhe në podiumin e medaljeve. Në fillim ekzistonte frika se lojërat mund të luheshin në ambiente të zbrazëta, dhe kjo ishte në fakt ajo që rekomandoi krye-shkencëtari japonez i sëmundjeve infektive.
Megjithatë tifozët u lejuan, edhe pse me kufizime për të ndihmuar distancimin social.
Dhe kishte një rregull tjetër që ishte shumë më i vështirë për t?u zbatuar:jo brohoritje. Larg shkëlqimit dhe spektaklit që ofron zakonisht ky aktivitetet i madh sportiv ndërkombëtar, Covid-19 u ndje edhe në aktivitetin e përditshëm fizik.
Kështu edhe skiatorët mbanin maska në pritje të garimit të tyre. Edhe pse në Britani,eksperti Krist Uiti deklaroi se nuk kishte nevojë që atletët të mbanin maska ??në ambientet e jashtme, ndërkohë që ekspertë të tjerë nuk ishin aq të sigurt.
Në mars të këtij viti, shkencëtarët në Itali zbuluan se maskat ishin të sigurta për t?u mbajtur edhe nëse kryheshin ushtrime fizike me intensitet të lartë, duke sjellë një reduktim prej vetëm 10 për qind të marrjes së oksigjenit, por duke e bërë më pak të mundur përhapjen e virusit nëpër palestra.
Maskat u bënë shpejt për shumë njerëz një element jetik i udhëtimeve të përditshme, po aq sa portofolat dhe telefonat celularë. Rituali i kërkimit në çantë të një maske për ta vënë në fytyrë, u bë po aq i zakonshëm sa ai për çelësat e shtëpisë.
Nevoja për maska ??ishte edhe më urgjente në qytete dhe komunitete të mbi populluara, si në disa pjesë të Indisë, të cilat në pranverë dhe verën e këtij vitit pësuan humbje të mëdha kur varianti Delta goditi të gjithë vendin. Madje, maskat u panë në masë edhe në tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të Francës në muajin maj.
Shumë nga aktivitetet kulturore ishin shtyrë ose zhvendosur në internet gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë, ndërsa maskat ishin një shenjë e dukshme se bota ishte ende larg rikthimit në normalitet. Industria e filmit e kaloi pjesën më të madhe të vitit në një izolim relativ, ndërsa shfaqja në kinema e disa prej prodhimeve kinematografike më të famshme, siç ishte seria e re e ?James Bond:No Time to Die? u shty disa herë.
Për shumë udhëheqës politik, maskat duhej të mbaheshin në çdo ngjarje publike, për të përforcuar efektivitetin e tyre tek ata që i shihnin. Në kontrast me paraardhësin e tij Donald Trump, që shkonte pa maskë në tubimet e tij politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2020, presidenti aktual Joe Biden mban vazhdimisht maskë.
Në nëntorin e vitit 2020 Papa Françesku, udhëheqësi i 1.3 miliardë katolikëve në botë, i quajti ?egoist? ata që refuzuan të mbanin maska. Vetë Papa u kritikua vitin e kaluar për mos-mbajtjen e mjaftueshme të maskës në mjediset publike.
Ndërsa gjatë këtij viti, ai është shfaqur rregullisht me maskë në audiencat e përgjithshme javore të mbajtura në Vatikan. Një botë në një gjendje pandemie, ka nevojë për një mal me maska. Vetëm një kompani – konglomerati amerikan 3M – prodhoi rreth 2.5 miliardë maska këtë vit, një sasi 4 herë e madhe sesa në vitin 2019, para se të niste pandemia.
Institucionet e shëndetit publik i nxitën njerëzit të mbanin maska ????dhe t?i vendosnin ato në mënyrë korrekte, duke mbuluar gojën dhe hundën. Por çfarë ndodhi kur maskat nuk mbaheshin në fytyrë? A ishte e sigurt të varje në krah një maskë të papërdorur, ta fusje në xhep apo çantë?
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është e qartë për këtë çështje:mos e varni një maskë të papërdorur në krah apo rreth qafës, që të mos ndotet më tej. Pandemia nuk po tregon për momentin asnjë shenjë zbutje, dhe kjo vlen të paktën për të ardhmen e afërt. Prandaj duket se maskat do të vazhdojnë të jenë një nga armët tona më të dukshme në betejën për ta mposhtur atë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.bbc.com/future/article/20211210-the-ways-masks-defined-our-year
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek ...
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...