LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj, me 17 këshilltarë/ Plas mes socialistëve

27 Dhjetor 2021, 10:47, Politikë CNA
Veliaj, me 17 këshilltarë/ Plas mes socialistëve

Sipas një database të pagave të qytetarëve e publikuar së fundi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mban 17 këshilltarë, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në lidhje me këtë temë, ka pasur një reagim sot edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediat, Balla në mënyrë indirekte i ka drejtuar mesazhe prokurorisë, që të hetojë në lidhje me skandalin në fjalë.

?Në momentin që hyn prokuroria në hetim asnjë nga ne nuk duhet të bëjë komente. Unë e mbështes hetimin e prokurorisë.

Personat e përfshirë në këtë skandal, në tentativa për destabilizim, duhet të hetohen.

Shoqëria dixhitale është vulnerabël nga rrjedhja e të dhënave. Edhe SHBA ka rënë pre e sulmeve kibernetike.  

Institucionet e drejtësisë, përvec rrjedhjes së të dhënave duhet të hetojnë edhe deklarimet e rreme. Kjo i bën mirë një hetimi të plotë të të gjithë këtij krimi?-tha ndër të tjera Balla.

Më tej, Balla tha se ?Ajo që duhet të riktheksoj është se përpjekja për të destabilizuar marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës, është kriminale dhe duhet ndëshkuar ashpër.

Kam shfletur të gjithë hakimin përsa i përket të dhënave personale. Ka ardhur momenti që ne të ndryshojmë penalitetitet e këtyre rasteve. Ka ardhur koha dhe gjatë sesionit të ri të rishikojmë penalitetet e thyerjes së ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga