LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlloi me breshëri plumbash dy persona/ Zbulohet e shkuara e errët e 35 vjeçarit që u vra në Peqin

27 Dhjetor 2021, 09:58, Kronika CNA
Qëlloi me breshëri plumbash dy persona/ Zbulohet e shkuara e

Albi Bashaliu, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Peqin, është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2017, ai u arrestua nga policia pasi qëlloi me breshëri plumbash drejt dy shtetasve, V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Këta dy shtetas arritën t?iu shpëtonin plumbave ndërsa në atë kohë në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ?Volkswagen? me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.

Kujtojmë gjithashtu se edhe vëllai i tij është i dënuar për vrasje, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga