Moti i keq përfshin vendin/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

27 Dhjetor 2021, 08:49, Aktualitet CNA
Moti i keq përfshin vendin/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në qytetin e Vlorës. Autoriteti Portual ka njoftuar se për shkak të dallgëzimit në do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Ndërsa për tragetet nuk ka pezullime.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin  e  tyre.

Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.

Përkeqësimi i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  28.12.2021/06:00″, thuhet në njoftim./ A.E-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga