Mega-afera e inceneratorëve/ Zbulohet skema, si përfitoi mijëra euro deputeti i PS

27 Dhjetor 2021, 11:36, Politikë CNA
Mega-afera e inceneratorëve/ Zbulohet skema, si përfitoi mijëra

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste, në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi, ndërsa është ndalur tek inceneratori i Tiranës, e cilëson atë si mega-aferë.

Sipas Kryemadhit, deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ka përfituar nga kjo aferë 125 mijë euro, të cilën e ka marrë nëpërmjet pagave të babait të tij, në një situatë të pastër të konfliktit të interesit.

?Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

‘Letrat e Pandorësa’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbras xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Follow the money...?-shkruan Kryemadhi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga