LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edhe doktorët dhe infermierët qanë”/ Bashkëshorti i Hueyda El Saied flet për herë të parë pas humbjes së artistes

27 Dhjetor 2021, 11:49, Aktualitet CNA
“Edhe doktorët dhe infermierët qanë”/

Bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry ka folur për herë të parë pas vdekjes së artistes Hueyda El Saied.

Në një lidhje me skype në Abc e mëngjesit, ai ka treguar se edhe doktorët dhe infermierët qanë për ikjen e saj të parakohshme nga jeta.

Thiery zbuloi se Hueyda kishte krijuar një lidhje shumë të veçantë edhe me stafin mjekësor që kujdesej për të.

Ndër të tjera, ai bën me dije se së bashku me Gabrielin, kanë vendosur të mbajnë të hapur llogarinë e artistes në Instagram, duke menduar se kjo është një gjë e mirë për të gjithë ata që e donin Hueydën.

?Edhe për doktorët dhe infermierët ishte një shok, të martën në mëngjes shkuan në dhomë dhe qan. Kjo ishte diçka surprizuese edhe për mua. Ajo krijoi lidhje me mjekët dhe infermierët dhe të gjithë e mbajnë mend buzëqeshjen e bashkëshortes time.

Në fakt ne vendosëm së bashku me Gabrielin ta mbajmë të hapur Instagramin sepse mund ta mbajmë të hapur këtë lidhjen me të. Duket sikur ajo është akoma këtu dhe mendova se do të ishte diçka shumë e mirë për të gjithë shqiptarë, që e donin bashkëshorten time. Për mua nuk është e lehtë të mbajë të hapur rrjetet sociale?.

Më tej, Thierry zbulon për publikun se Hueyda ka lënë pas një ditar dhe copëza shkrimesh. Ai shprehet se në një moment tjetër mund të krijojnë diçka me ato tekste.

?Nuk është një ditar i kompletuar, i mirëfilltë. Janë skena të vogla, nga njëherë duket si një libër. Unë i kam lexuar, por më duhet ta mendojmë unë dhe Gabrieli se çfarë do të bëjmë. Tani është herët, por mendojmë pas 7 muajsh, një viti, ndoshta bëjmë diçka me tekstet. Ndoshta i publikojmë?, tha Thierry./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga