“Bleu 350 mijë Euro Mercedes Maybach”/ Veliaj reagon sërish: Nuk ka gazetaruc të më vërë mua gjobë!

27 Dhjetor 2021, 15:39, Aktualitet CNA
“Bleu 350 mijë Euro Mercedes Maybach”/ Veliaj reagon

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar serish pas lajmit se ai ka blerë makinë super luksoze të tipit Mercedes Benz Maybach S800 me vlerë tregu mbi 350 mijë euro.

Lajmi në fjalë fillimisht u publikua  nga gazetari Artan Hoxha dhe më vonë edhe në shumë portale.

Më herët Bashkia Tiranë doli me një  reagim zyrtar, ku thuhej  se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portale gjobëvënëse.

?Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash.

Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t?i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem.

Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t?I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë.

Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t?i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park?, thuhet në njoftimin zyrtar.

Veliaj  më pas ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe lajmin e publikuar në media, ndërsa shkruan se nuk ka gazetaruc në botë që ti vërë atij gjobë.

?Jo Tan Pasmaciu, por ASKUSH! Nuk ka asnje gazetaruc ne bordero bandash, apo trafikant droge me TV, te me vere gjobe.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga