LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Evropa mund t’i japë fund varësisë së saj nga energjia ruse

26 Dhjetor 2021, 08:24, Blog CNA
Si Evropa mund t’i japë fund varësisë së saj nga

?Bloomberg?

Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në rritje, evropianët po përballen aktualisht me një burim tjetër pakënaqësie në fillim të këtij dimri:një krizë energjitike. Kriza e furnizimit ka bërë që çmimi i energjisë të arrijë nivele rekord, pikërisht në kohën e sezonit më të ftohtë të vitit.

Po ashtu ajo rrezikon që të përkeqësojë një situatë tashmë shqetësuese në Ukrainë. Ndërsa  Rusia është e zënë duke grumbulluar forca të  shumta në kufi, varësia e Evropës nga gazi rusi kufizon opsionet e Perëndimit për të ndalur një pushtim rus.

Liderët evropianë duhet të reagojnë. Nga reduktimi i importeve të gazit rus, dhe përmirësimi i qasjes në burime alternative do të përfitojë rajoni në tërësi. Gjithashtu kjo do të ndihmojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Kjo nënkupton një investim të mëtejshëm në ruajtjen e gazit dhe infrastrukturës tjetër, përshpejtimin e adoptimit të energjisë së rinovueshme dhe zgjerimin e përdorimit të energjisë bërthamore. Duke koordinuar politikat më nga afër, vendet evropiane mund të ndërtojnë një sektor më të qëndrueshëm energjetik, dhe ta pengojnë presidentin rus Vladimir Putin qëta përdorë energjinë si një armë për të përçarë Perëndimin.

Ndërsa Evropa po redukton sasinë e qymyrit që përdor dhe po zvogëlohen depozitat e saj të gazit, ndërkohë po pakësohet prodhimi vendas, ndërsa po rritet nevoja për të blerë energji jashtë shtetit. Kontinenti ka shënuar progres të dukshëm në përdorimin e rregulloreve për të reduktuar ndikimin e gjigantit rus ?Gazprom PJSC?.

Gjithsesi Rusia mbetet furnizuesja e saj më e madhe. Ajo përbën gati 47 për qind të importeve të gazit natyror në Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të këtij viti. Varësia është veçanërisht e lartë në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Gazprom gjithashtu ka kapacitete të konsiderueshëm në magazinimin nëntokësor evropian, veçanërisht në Gjermani, duke i dhënë Moskës një levë edhe më të madhe mbi aftësinë e kontinentit për të përballuar tregjet e paqëndrueshme dhe ndërprerjet.

Ky ndikim vetëm sa do të rritet me përfundimin e gazsjellësit ?Nord Stream 2?, që do të transportojë gaz nën Detin Baltik nga Rusia drejt Gjermanisë. Edhe pse ky projekt do ta përmirësojë kapacitetin e Gazprom-it për të furnizuar drejtpërdrejt Evropën Perëndimore – dhe në teori do të lehtësojë disi mungesat e ardhshme të energjisë – ai do të rrisë varësinë nga Rusia dhe do ta bëjë BE-në edhe më të cënueshme.

Qeveria e re gjermane duhet të sigurojë më së paku pezullimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit, teksa Rusia po vazhdon të kërcënojë Ukrainën. Megjithatë, sfidat energjetike të kontinentit shkojnë përtej krizës aktuale.

Për sa kohë që gazi natyror mbetet vendimtar për ngrohje dhe përdorime industriale, Evropa duhet të  mbështesë prioritete të tjera si rritja e efikasitetit të energjisë, përmirësimi i infrastrukturës së gazit natyror të lëngshëm dhe sidomos zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të gazit, i cili mbetet i pabarabartë në të gjithë kontinentin, dhe e bën më të vështirë blerjen e sasive më të mëdha kur çmimet janë të lira.

Më e rëndësishmja:qeveritë duhet të përshpejtojnë përdorimin e energjisë më të pastër. Çuarja përpara e propozimeve ekzistuese të Bashkimit Evropian për të rritur përdorimin e hidrogjenin me emetime zero të gazrave në atmosferë, do t`i ndihmonte vendet dhe industritë që të distancoheshin nga gazi natyror, si edhe pë r depozitimin shtesë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme.

Por siç e kanë mësuar edhe vende si Franca, Holanda dhe Britania e Madhe, forcimi i pavarësisë energjetike të Evropës – për të mos përmendur përmbushjen e synimeve të saj në aspektin e ruajtjes së klimës – nuk është i besueshëm pa një investim të ri të rëndësishëm në energjinë bërthamore.

Energjia bërthamore është tashmë pjesë e planeve të Polonisë, për të reduktuar sasinë e qymyrit që përdor aktualisht, dhe ajo mund t?i ndihmojë edhe të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë. Udhëheqësit e vendeve ku ka një skepticizëm të madh ndaj tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër, siç është edhe Gjermania, duhet të bëjnë më shumë për të zbehur keqkuptimet në lidhje me rreziqet dhe kostot e këtij procesi.

Evropa nuk mund t?i japë fund brenda natës varësisë së saj nga gazi rus, por mund të shmangë të qenit peng i Moskës. Duke miratuar një strategji të koordinuar për të diversifikuar burimet e saj energjetike, liderët evropianë mund të zvogëlojnë cënueshmërinë e tyre ndaj ndërprerjeve të furnizimit dhe aftësinë e Vladimir Putin për të shkaktuar dëme./CNA.al

https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-12-23/how-europe-can-break-its-dependence-on-russian-energy?srnd=opinion

Lajmet e fundit nga