LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia “blindon” rrugët e Tiranës/ 16 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës

26 Dhjetor 2021, 14:02, Kronika CNA
Policia “blindon” rrugët e Tiranës/ 16 shoferë

Rritja e fluksit të automjeteve drejt kryeqytetit ka bërë që Policia Rrugore e Tiranës të intensifikojë kontrollet në akset rrugore. Si rezultat gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu është vënë në pranga edhe një tjetër drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u. Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh; 14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion. Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 256 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore janë në monitorim të plotë të qarkullimit dhe shkelësit e Kodit Rrugor nuk do munden t?i shpëtojnë ndëshkimit administrativ e penal.

Policia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga