LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krishtlindje nën masa të rrepta në Europë, s’munguan protestat në Spanjë

26 Dhjetor 2021, 08:08, Kosova & Bota CNA
Krishtlindje nën masa të rrepta në Europë, s’munguan

Mijëra persona në Britani të Madhe morën vaksinën e tretë ditën e Krishtlindjes, pasi rastet e reja me COVID prekën rekordin prej 122 mijë e 186 njësi.

Mbretëria e Bashkuar ka zgjeruar programin e vaksinimit në dy javët e fundit, duke përdorur stadiumet dhe katedralet si pika për marrjen e dozës së tretë.

?Mendova se sot do të ishte qetë dhe kisha të drejtë, kishte vetëm një person në radhë para meje. Unë e doja vaksinën shtesë, ndaj dhe erdha?, u shpreh një qytetare.

Në Hagë të Holandës, pema dhe muzika e Krishtlindjes mbushën rrugët e boshatisura të qytetit.

Holandezët po festojnë nën rregulla të reja të vendosura nga qeveria për të kontrolluar numrin në rritje të infeksioneve.

?Ne po festojmë kryesisht me miqtë, por jo shumë veta pasi këto ditë nuk është e mundur. Edhe dalim për shëtitje, por nuk u afrohemi njerëzve?, tha një qytetar.

Omicron është bërë dominues në Portugali, ku mbi 10 mijë raste në ditë u regjistruan të shtunën. Varianti në fjalë është përhapur me shpejtësi, duke përbërë 61 për qind të infektimeve.

Ndërkohë në Spanjë, disa qindra protestues marshuan në Barcelonë duke ngritur zërin kundër kufizimeve të reja në Katalunjë.

Rajoni në fjalë ka riaktivizuar kufizime të ashpra, që hynë në fuqi vigjiljen e Krishtlindjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron./euronews

Lajmet e fundit nga