LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni plane për fundjavën?/ Si parashikohet dita sot

26 Dhjetor 2021, 07:09, Sociale CNA
Keni plane për fundjavën?/ Si parashikohet dita sot

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga vranësira dhe reshje te dendura shiu ne te gjithë vendin, ku me problematike situata do të paraqitet në zonat veriore ku shirat do të jenë lokalisht intensivë, herë pas here do të ketë mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme të motit të vijojnë deri në orët e pasdites kur pritet dobësim i përkohshëm i intensitet të reshjeve si edhe ndërprerje e tyre për t?u rikthyer sërish mëngjesin e të shtunës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimorë, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ? 5 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga