LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të tre kokë më kokë në një darkë intime”/ Berisha: Irfani dekonspiroi takimin mes Bashës me Veliajn dhe Ballën

24 Dhjetor 2021, 20:40, Politikë CNA
“Të tre kokë më kokë në një darkë

Ish kryeministri Sali Berisha foli për takimin e ndodhur pak ditë më parë mes Erion Veliajt, Lulzim Bashës dhe Taulant Ballën.

Në një intervistë për emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha u shpreh se nga ai takim u finalizua një marrëveshje, teksa shton se Irfan Hysenbelliu që i bëri bashkë, po ai e dekonspiroi takimin.

Ndërsa duke iu referuar rrjedhjes së të dhënave, Berisha tha se u bë qëllimisht për të larguar vëmendjen nga takimi dhe shkarkimi i Bashës.

Një takim u bë tre netë më parë. Ai ishte një qelime, ose darka e mortit. Këta të tre kokë më kokë në një darkë intime të ndërmjetësuar nga Irfani. Janë fotot, i kanë parë njerëzit me sy se kanë qenë aty. U përpoqën ta paraqesin si ngushëllim. Raki skrapari, i thanë shishet. Ata menduan se po të shkonin aty nuk do kuptohej që do shkonin për marrëveshje. Irfani u përpoq ti maskojë por prap i dekonspiroj. I frymëzuar nga darka e ngjalave nga Koka, Irfani tha që e bëj edhe unë këtë e i bashkoj të tre këta. Një gjë është e sigurt, darka i pushtoi bashkëpunimit mes Ramës dhe Lulzim Bravës dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e mëdha të tyre, djegsat, shkarkimin ceremonial të Bashës etj, vendosën të hedhin në treg rrogat për të treguar që ky shtet është i shkatërruar“, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga