LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i "shkeli syrin" për bashkëqeverisje/ Basha përgjigjet, kërkon prova konkrete

24 Dhjetor 2021, 13:17, Politikë CNA
Rama i "shkeli syrin" për bashkëqeverisje/ Basha

Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit të kryeministrit Edi Rama, për një referendum me qytetarët.

Sipas Bashës, Rama e ndërmerr këtë hap, pasi i ka varfëruar e shantazhuar qytetarët.

?Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër ?ç?thotë partia bën populli, ç?do populli bën partia?, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve.

Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO , nuk e mbulon dot me shfaqje bajate.

Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s?kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni?, shkruan Basha në rrjete sociale./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga