LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë sime

24 Dhjetor 2021, 19:00, Kosova & Bota CNA
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.

Në intervistën e fundvitit me korrespondentin e VOA në Prishtinë, Besim Abazi, kryeministri Kurti tha se nuk e ka kundërshtuar asnjë herë dialogun, ku përmend edhe takimet që kanë zhvilluar në Bruksel.

?Edhe kryenegociatorja e dikurshme e Kosovës, zonja (Edita) Tahiri, e pat përmendur para disa viteve që bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë praktikisht janë ndalur kur është hedhur në tryezë projekti i shkëmbimit të territoreve. Pra, nuk është se ne ndaluam dialogun, përkundrazi, ne i patëm dy takime në Bruksel dhe patëm një marrëveshje për reciprocitetin e targave, e cila po zbatohet edhe derisa po e zhvillojmë këtë intervistë. Ndërkaq ,dialogu besoj që ngadalë, por sigurt, po vendoset ne binarët e duhur, e ato janë binarët e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, sipas vlerave evropiane me qytetarët si përfitues të mbramë dhe në qendër ta ketë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të thotë se aktualisht realiteti është ai i një mosnjohjeje reciproke.

Unë besoj që dialogu, bisedimet dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte brenda të mandatit të qeverisë së Republikës së Kosovës e që koincidon, që përputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atë të Komisionit aktual Evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me zëvendësin e saj, përfaqësuesin e lartë për politikën e Jashtme dhe atë të sigurisë, zotin Josep Borrell?, tha Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga