LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Frashëri/ E vërteta vonon po nuk harron

23 Dhjetor 2021, 14:15, Opinione CNA
Nga Kastriot Frashëri/ E vërteta vonon po nuk harron

Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në Tiranë zhurma e të cilit po ndihet jo vetën këtu në Frankfurt të Gjermanisë ku jam unë për disa ditë, por edhe në mbarë BE deri përtej Atlantikut, pasi po dalin në pah si të palara pagesat si shpërblime mujore të Mafias Intelektuale të Tiranës, të cilat i kemi qëmtuar në kohë, te pakten 15 vjet përpara, por askush nuk dëgjonte sepse ishte i marrosur prej butaforise se kësaj elite dështakësh të sponsorizuar nga Mafia.

Kjo mynxyrë shqiptare e mbushur me papagaj të paguar nga krimi nuk gjendet dhe as përafrohet si model as tek librat e Dikens dhe as tek Ferma e kafshëve e Orëell që shpesh herë e kam portretizuar Shqipërinë si një vend që nuk e meritonte këtë barrë padrejtësisht.

A është koha të mendojmë se Shqipërise i duhen sharlatanët, dënglaxhinjtë, dembelët, sejmenët, spiunët, qylaxhinjtë, thashethemexhinjtë, hajdutët, banditët, imoralët, injoranët dhe padyshim edhe turkoshakëtt ndaj ndonjë tip që është jashtë këtyre cilësive i drejtohen pa iu dridhur aspak mjekra mos eja se nuk i duhesh Shqipërisë. Sa turp që e dëgjoj këtë nga ndonjë pseudoprofesor cmirëzi.

Koha të kuptojnë shqipet e këtij vendi se gjithshka e tyre që gjendet në ato lista borderosh deri me sot qenka e sponsorizuar nga padronët e dukshëm dhe të padukshëm deri dhe tek disa Ambasada në kryeqytet dhe jo talente apo ekspertizë. Pra, keni parë e dëgjuar jo zërin e tyre por papagallët që lexojnë në studio porositë e padronëve të tyre!

Ja nga kush është përfaqësuar këto 20 vitet e fundit mendimi shqiptar!?

Është koha të kuptohet njëherë e mirë nga të gjithë lufta jonë parimore, pengesat dhe mbijetesa e jashtzakonshme që kemi përjetuar përballe kesaj armate sa kleptokrate, mediokre aq edhe kriminale që falë mbështetjes së tyre revizionoi debatin publik dhe mendimin shqip për të mbajtur peng Shqipërinë nga Europa.

Nuk e di nëse ka mbetur sot pas këtyre provave ndonjë mendimtar, analist apo kritizer të mos besojë atë qe kam paralajmëruar në editorialet e mia këtu e tridhjetë vjet përpara se Shqipëria që kemi sot është produkt i kësaj pseudoelite të komanduar nga krimi dhe korrupsioni!

Po deshët hapini sot televizorët në mbrëmje dhe dëgjojini më, se aty do te flasin përsëri inceneratoret, lejet e ndërtimit, liçensat, konçensionet deri tek rrjetet farmaceutike që po shtojnë farmacitë e tyre si kërpudhat pas shiut në zemër të Tiranës dhe interesi publik apo e thëne ndryshe mendimi shqiptar do vijojë të bjerë erën e këtyre konçensioneve kriminale!

Është jo vetëm e papranueshme por edhe tallje e rëndë që shkon përtej përmasave të fshehjes së krimit teksa sot shqiptarët po zbaviten me disa prej këtyre figurave ikonike që vegjetojnë falë këtyre marifeteve në mediat shqiptare dhe harojnë bëmat e një ëngjëlli Gagaç të zi të sjellë nga hiçi në Shqipëri dhe që fshihet bodrumeve të Bulevardit Dëshmorët e Kombit që lidhen me kryeministrinë nga ku me helmin e tij po bën kërdinë duke shkatëruar jo vetëm sistemin e drejtësisë përmes listave të zeza por edhe ekonominë shqiptare përmes konçesioneve dhe aferave të ndryshme të shumëdiskutuara të cilat po kutërbojnë kudo pavarësisht se SPAK apo BKH me rerceptore kinse Amerikane dhe europianë ende nuk po e ndjejnë errën e tyre.

I lumtur që gjithshka kam reflektuar me vërtetësi, pa anshmëri dhe integritet moral e profesional këto 30 vjet ka dalë e vërtetë.

Kështu është kur nuk ke padron mbi kohë për idetë e tua!

Sot do të udhëtoj drejt Brukselit por këtë historinë e neveritshme që nxori sot kazani i tyre në Tiranë nuk kam për ti përmendur për asnjë moment këto skandale sepse kjo për mua është një çështje e konsumuar.

Mbani këta dhe i pafshi hajrin Shqipërisë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga