LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Hamza Hatika/ Pse Berisha zgjodhi Air Albania për Kuvendin Kombëtar

23 Dhjetor 2021, 18:45, Opinione CNA
Nga Hamza Hatika/ Pse Berisha zgjodhi Air Albania për Kuvendin

Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe aty ishin mbi 10.000 pjësmarrës!

Votuan për shkarkimin e Lul Bashës në 11 Dhjetor, 4446 delegatë. Ata më parë e deklaronin në grup dhe me lista votën hapur për Berishën.

Por kjo nuk ndodhi me delegatët e Bashës…?  Ky, me 5004 delegatë sipas tij,  zgjodhi Pallatin e Kongreseve me 1980 karrike në 18 Dhjetor.  Kuvendi Kombëtar, ka 7600 anëtarë.

A mundet që këta zonja e zotërinj, të rinj e të reja, ti ftojnë si Berishën dhe Bashën në një rivotim, duke dalë së bashku në Air Albania e të votojnë haptasi rizgjedhjen e tyre?! Kjo maratonë fjalësh e kinokomedie bravash, kamerash, shkelma dyersh e vaji shkallësh do të  mbyllej me dinjitet sa burrnor, aq edhe demokratik.

Berisha, Basha, populli mbarë  me mediat live do të njohin realisht kush janë më të votuarit si kryetare nga të 7600 delegatët.

Kjo do të ishte edhe transparenca më maksimale dhe e munguar nga Partia Demokratike që do të ridemokratizohet përfundimisht dhe do të eleminohet precedenti i munguar me pseudokukullat kandidate./CNA.al

Lajmet e fundit nga