LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tani, koha e përplasjes”/ Paralajmëron akademiku Artan Fuga

22 Dhjetor 2021, 09:41, Politikë CNA
“Tani, koha e përplasjes”/ Paralajmëron akademiku Artan

Akademiku dhe njëherësh profesor Artan Fuga ka paralajmëruar përplasje në PD.

Sipas të njëjtit jo vetëm selia e PD në Tiranë , por edhe në rrethe do të ndahen, ndërkohë që nuk do të mungojnë pasojat.

Fuga shkon më tej duke thënë se kjo është do të jetë një betejë e gjatë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për zyrat.

?Zyrat nuk janë gjë! Do ndajnë edhe shpresat e marra për të kapur poste virtuale, dikur, pastaj, nesër, pasnesër?, shkruan në rrjete sociale Fuga.

Deklarata  e plotë e akademikut:

?Të ndajnë ndërtesën?

Po sigurisht, pse si, kush e ka me tapi ? Aty, dhomën ne, banjon ti, unë bodrumin, ti ballkonin, si çiftet e ndara!

Tragjedia dhe komedia janë tragjikisht bashkë.

Madje do të ndajnë edhe zyrat në Kuvendin e Shqipërisë. Po vonohen tashmë!

Nuk shoh ende një grup deputetësh që të rithemelojnë strategjitë parlamentare të PD.

Do të ndajnë edhe zyrat e partisë nëpër rrethe. Pse si? Çdo veprim si shkak ka pasojë!

Do të ndajnë edhe veturat e bukura të partisë, pse si?

Do të ndajnë fondet, pse si?

Do të ndajnë rrogat, dietat, telefonët, tavolinat, pse si?

Do të ndajnë edhe buxhetet, edhe investimet, edhe karriget në komisionet parlamentare, pse si?

Do të ndajnë karriket në komisionin qendror të zgjedhjeve, pse si?

Nërtesa e partisë sipas psikanalizës përfaqëson simbolikisht femrën. Kush do ta penetrojë? Simbolika e metaforës është pasionante! Kush hyn brenda! Kush i hipën te shkallët!

Te maçizmi ynë ka vlerë të madhe metafora seksiste!

Se unë u thosha : Nuk e njihni ju teorinë e Frojdit si biri vret Babën!!! E huuu, ka punë ajo metaforë frojdiste! Se në periudhën e barbarisë kur njeriu hante njeriun, biri hynte në konflikt me babain se kush prej tyre do të bënte seks me nënën! Kjo është e vërteta e kohërave parahistorike që Frojdi e quante SKENA!

Kush përfshin ndërtesën.

Kap femrën që pret!

Fikja e dritave bëhet nga instinkti, sepse skena erotike bëhet në errësirë! Derës me shkelm? Patjetër. Trupi që me forcë kërkon të hyjë në një të çarë!

Ndryshe një palë hyn brenda, pjesa tjetër masturbohet në të ftohtë te sheshi, te shkallët e pallatit!

Betejë e gjatë kjo!

Kujtonin se një parti staliniste si të gjitha në Shqipëri do të mund të mbahej gjoja me kongrese : Parti – Enver jemi gati kurdoherë!

O pika kongresit – thuaj!

Kongresi i vazhdimësisë…, pas 25 prillit!

Pse do të duronin antarët që elita e zgjedhur të integrohej në privilegjet e pushtetit kurse militantët që u dhanë votat, të rrinin pa punë, të përbuzur, të varfër?

Ti ngrohtë me ndërtesën dashuri, ne në shi e të ftohtë masturbim politik!

Kjo është plaga e kalbët, ky është krimbi, të tjerat janë përralla me karagjozë!

Nuk ka propagandë të mediave “të pavarura” që e mbulon dot !

Tani koha e përplasjes! Zyrat nuk janë gjë! Do ndajnë edhe shpresat e marra për të kapur poste virtuale, dikur, pastaj, nesër, pasnesër./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga