LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Ersekë/ Ndërhyrje të paligjshme në strukturën e ish-hotelit të oficerëve

22 Dhjetor 2021, 20:27, Denoncim CNA
Skandal në Ersekë/ Ndërhyrje të paligjshme në

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim nga dy familje në Ersekë, që thonë se në ndërtesën ku banojnë prej vitesh janë bërë ndërhyrje të paligjshme në strukturë.

Konkretisht bëhet fjalë për ambientet e ish-hotelit të oficerëve në Ersekë. Sipas denoncimit, që më pas Stop i verifikoi vetë edhe në terren, është ndërhyrë në strukturën e godinës duke shkatërruar funksionet e saj.

Konkretisht, janë bllokuar dhe mbyllur shkallët e brendshme të godinës dhe janë hapur shkallë të tjera të jashtme strukturë metalike.

?Stop? ka siguruar projektin e këtyre ndërhyrjeve ku nuk shpjegohet asgjë dhe dokumentet nuk mund të quhen pasi mungojnë detajet.

?Problematika e parë është që këtu janë ngushtuar shkallët, janë zënë fare shkallët, ka pasur shkallë me hapësirë të madhe, ka pasur dhe dritare këtu që hynte dritare, ka pasur 3 dritare. Tani si mund të lejojë bashkia të bëjnë shkallë të këtilla? Për mua nuk janë të nevojshme, se unë do dal prapë në kat të dytë. Ku do kaloj unë atje? S?e kuptoj?, thotë një qytetare e cila ka banesën e saj në këtë godinë.

Gazetari i emisionit Stop Genci Angjellari shkoi në Bashkinë e Ersekës për të pyetur sesi ka mundësi që është legalizuar një ndërhyrje e tillë pa projekt dhe pse nuk është inspektuar në terren. Nënkryetarja e Bashkisë nuk u përgjigj.

N/kryetarja Eliona Mydini: Është dhënë deklaratë paraprake punimesh..ëëë.., ju doni sqarime!

Gazetari: Jo sqarime! Duam të pyesim, se si ka mundësi, që i keni lejuar ato ndëryrje, se me ato cfarë kemi parë tek neni 7?

N/kryetarja Eliona Mydini: E keni parë në ligj apo..?!

Gazetari: Në ligji, normalisht dhe neni 7 thotë vetëm ndërhyrje në muret ndarëse, jo mbajtëse brënda hapsirës kufizuese. Ndërkohë në qoftë se do të shkosh tek godina, është prishur fasada, që është hapur një derë për shkallën e emengjencës, janë prishur shkallët, është ndërhyrë në strukturë, janë trarët, që mbanin dritaret, janë prishur dje. A e keni inspektuar, a më kupton, sepse jeni në shkelje?

N/kryetarja Eliona Mydini: Ëëë jemi në shkelje, apo s?jemi në shkelje, nuk e përcakton Stop-i! Një sekondë të vazhdoj unë shpjegimin, për atë, që kam për të thënë, apo do vazhdoni meqenëse ju e keni arritur përfundimin??!

Gazetari: Ashtu është zonjë?

N/kryetarja Eliona Mydini: Po pra dhe është një gjykimi juaj?

Gazetari: Jo, është në gjykim të ligjit. Hape nenin 7, shikoje cfarë thotë dhe hajde vemë e verifikojmë në terren!

N/kryetarja Eliona Mydini: Është në gjykimin tuaj, nuk jam këtu për të lexuar ligjin. Po pra, vendimmarrja është marrë.

Gazetari: Po vendimmarrja është marrë gabim zonjë?!

N/kryetarja Eliona Mydini: Po do mbajë përgjegjësi ai, që e ka marrë gabim?

Gazetari: Po kur? Duhet të vijë media! Ata kanë dy muaj, që merren. Ata tani po mbarojnë punimet. Më kupton? Ma kupton llogjikën?

N/kryetarja Eliona Mydini: Kaq sa kisha për t?i thënë, unë i thashë.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Isai na vendosi në dispozicion inspektorët.

Gazetari: Po interesohemi për këtë ish-hotelin e oficerave, ku është dhënë një deklaratë paraprake të nenit 7 dhe ka ndërhyrje në fasadë ka tek shkallët, që është bllokuar. Ne folëm pak me nënkryetaren, po nuk e di, na priti kështu si me këmbët e para. Nuk kam inspektorët,- tha,- nuk kam drejtorin e urbanistikës. A mund të na vesh në dispozicion inspektorët, ose shefin e urbanistikës të lutem!

Kryebashkiaku Erion Isai: Ja të flas! Patjetër! Patjetër!?/Tv Klan.

Lajmet e fundit nga