LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Rama/ Nesër marrim vendime të rëndësishme për vitin që po vjen

22 Dhjetor 2021, 18:58, Politikë CNA
Paralajmëron Rama/ Nesër marrim vendime të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e nesërme në Qeveri do të merren vendime me rëndësi për vitin që po vjen.

Më tej Rama ka theksuar se ndihet i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi dhe gjithçka po ecën përpara.

?S?kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s?duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s?kanë ç?humbin më ne s?kemi kohë për të humbur!?, shkruan Rama në rrjetin social Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga