LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Listat e pagave, të njëjtat me të patronazhistëve"/ Vokshi thirrje SPAK: Hetimi të nisë nga Rama

22 Dhjetor 2021, 20:43, Politikë CNA
"Listat e pagave, të njëjtat me të

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të skandalit me pagat dhe ka theksuar se janë të njëjtat lista si ato të patronazhistëve.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama si urdhëruesi dhe shpërndarësi i këtyre skandaleve, Vokshi tha se listat janë përdorur  me qëllim presionin ndaj qytetarëve gjatë zgjedhjeve.

?Skandali me publikimin e pagave, vijim i #skandalit të #patronazhistëve!

Janë të njëjtat lista, ato të #pazronazhistëve!!

Janë prodhuar, shpëndarë me urdhër të Edi Ramës. Janë përdorur nga të gjitha shtabet e kandidatëve të PS gjatë fushatës elektorale.

Me këto lista i është bërë presion e janë shantazhuar bizneset, punonjësit e tyre, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit?të gjithëve?

E kam denoncuar që para zgjedhjeve të 25 prillit përdorimin e të dhënave personale: numrin e kartës së identitetit, email, numrin e celularit, adresa e shtëpisë, vendi punës, paga, mjeku familjes, check up, shkolla e fëmijëve, mësuesit e fëmijëve etj etj etj.

A mendoni që një operacion i tillë i grumbullimit të të dhënave nga të gjitha institucionet do të bëhej pa urdhër të Edi Ramës?

Janë të njëjtat lista! Ato të patronazhistëve!!!

Mbledhja dhe përpunimi i të gjitha të dhënave personale të të gjithë votuesve, është #kriminale!

Jo vetëm është në shkelje të:

– Kushtetutës,  që garanton mbrojtjen e të dhënave personale

– Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale shqiptare;

– Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që detyron shtetet që e kanë firmosur

Por hartimi i këtyre listave të patronazhistëve, është #kriminal pasi cdo qytetar, cdo votues, cdo familje shqiptare është vulnerabël, është e rrezikuat përballë shtetit, bandave, krimit?

#SPAK duhet të fillojë hetimin nga Edi Rama.

Nëse #SPAK do kishte reaguar prej kohësh, që kur denoncuam sistemin e patronazhistëve, shqiptarët sot do të ishin më të mbrojtur?, shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga