LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Deputetja i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit, e quan “rrugaç”

21 Dhjetor 2021, 15:46, Kosova & Bota CNA
Video/ Deputetja i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit, e quan

Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikanëve në Kosovë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka derdhur në fytyrë një gotë me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur pas debateve mes dy politkanëve, ku ministri e akuzoi Musliun si të korruptuar.

?Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë?, ka thënë Peci.

Ndërkohë ministrja teksa i ka derdhur ujin në fytyrë e ka quajtur ministrin rrugaç.

?Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton?, tha Musliu.

?Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës? ia ka kthyer ministri Peci.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

?Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes?, deklaroi ai.

Lajmet e fundit nga