LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi nuk i ndahet Ramës, publikon zinxhirin e bashkëpunimit kriminal

21 Dhjetor 2021, 12:06, Politikë CNA
Video-Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi nuk i ndahet Ramës, publikon

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka drejtuar sërish akuza të forta kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar një video, që tregon sipas saj zinxhirin e bashkëpunimit të shtetit shqiptar, sipas saj të përfshirë në këtë aferë, ndërsa shton se kreu i Bashkisë Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë.

?Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve. Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë. Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama??, shkruan Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga