LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Soros dëmtoi demokracinë”/ Berisha: Beteja ndaj tij nuk ka të ndalur

21 Dhjetor 2021, 20:14, Politikë CNA
“Soros dëmtoi demokracinë”/ Berisha: Beteja ndaj tij nuk

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se beteja që demokratët po bëjnë kundër Soros është sepse e shohin këtë të fundit si një rrezik për vlerat dhe demokracinë.

Në një dalje për mediat, Berisha tha me plot bindje se me ardhjen e tij në pushtet, Soros do të shpallet non grata.

?Beteja që demokratët po zhvillojnë edhe kundër Soros është pjesë e një beteje të forcave konservatore në botë, që e shohin atë si një rrezik për vlerat mbi të cilat ato qëndrojnë. Kjo betejë nuk ka të ndalur. 

Soros është një armik i egër i vlerave konservatore. Nëse vij në pushtet ai do të shpallet non grata në Shqipëri. Nuk kam frikë sepse kam qenë gjithë jetën ndër ligjin, kjo është vetëm garancia ime.

Çdo njeri do gjykohet nga kontributet. Nëse unë kam zgjedhur përballjen me Soros, e kam bërë sepse ai është faktor i vendosjes së sistemit monist në shoqërinë civile. Kjo janë dëme që ai i bëri demokracisë?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga