LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ruani dhe zhvilloni këtë miqësi për qytetarët tanë”/ Zaev apelon për shuarje të konflikteve

21 Dhjetor 2021, 09:12, Politikë CNA
“Ruani dhe zhvilloni këtë miqësi për qytetarët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka apeluar për shuarje të konflikteve si dhe ruajtur nismën ?Open Balkan ?si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

?Sa herë takohemi ne flasim për iniciative të reja. Ne kemi hapa të shumtë për të bërë.

Që në fillim të kësaj iniciative, ne kemi theksuar se kjo iniciativë është një proces autentik mes 3 vendeve tona, por sigurisht është i hapur për të gjitha vendet e rajonit.

Ne kemi treguar se një vullnet i mirë politik, çon në kapacitete më të shumta bashkëpunimi, kjo edhe në lidhje me integrimin në BE.

Në takimin që në të 3 kemi bërë kemi treguar se vlerat tona, dhe 3 shtetet tona nuk kanë pse të presin. Ka edhe një vlerë të shtuar për mua që është miqësia. Ruani dhe zhvilloni këtë  miqësi për qytetarët tanë. Kemi pasur mjaft konflikte në të shkuarën dhe kjo është një mundësi e mirë për një të ardhme të përbashkët. Të shkuarën e trazuar le ta lemë të shkuar.

Përpara kemi më shumë punë. Edi e përmendi është turizmi ai që do bëjë që ne të kemi një ofertë të mirë për investuesit.

Në këtë drejtim më lejoni të përmend se me mua është edhe kryeministri i ardhëshëm i cili është tërësisht mbështetës për këtë nismë.

Unë besoj fort se kjo inciativë do ketë shumë sukses në të ardhmen?, është shprehur Zaev/ E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga