LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse të majtët i mbrojnë ende regjimet gjenocidale?

21 Dhjetor 2021, 07:21, Blog CNA
Pse të majtët i mbrojnë ende regjimet gjenocidale?

Nga Daniel Duffy ?American Thinker?

Nëse rrëfehet një histori me 100 milionë të vdekur, dhe më pas do të kërkohej reagimi i njerëzve, shumica do ta quante atë të tmerrshme. E megjithatë, ka ende disa njerëz në botë që e quajnë veten komunistë dhe socialistë. Pse? Nuk është se faktet e zymta mbi komunizmin janë të mjegullta.

Por të mësosh mbi tmerret e gulagëve dhe të zive të bukës dhe të mbrosh ende sistemin totalitar që i shkaktoi ato, është një formë shumë e rëndë e ligësisë njerëzore. Është e qartë se ka diçka që i nxit këta avokatë të zëvendësojnë me diçka tjetër logjikën humane dhe mirësjelljen.

Një debat i kohëve të fundit mbi kapitalizmin dhe socializmin,na dha një shembull të shkurtër në këtë aspekt. Jaron Bruk ka një doktoraturë në fushën e financave. Ai është kryetar i bordit të Institutit Ajn Rand dhe drejton një emision që mban emrin e tij.

Kundërshtari i tij, Riçard Uolf është profesor i ekonomisë në Universitetin e Masaçusetsit Amherst, teksa ka dhënë mësim në Universitetin e Jeilit etj. Duke analizuar pasojat e socializmit, Uolf bëri në një moment një deklaratë që më la pa fjalë. Sa i përket shifrave, Mao Ce Duni është vrasësi i vetëm më i madh në histori.

Viktimat e shkaktuara nga sundimi i tij brutal janë të paktën 45 milionë njerëz, ose sa popullsia e shteteve të Kalifornisë dhe Minesotës të marra së bashku. Kolektivizimi i dhunshëm shfarosi nga uria fshatra të tëra, ndërsa banditët e Maos e zbatuan me një dhunë ekstreme sundimin e tij.

Historiani Frenk Dikoter shkruan:?Nuk është vetëm përmasa e katastrofës, por edhe mënyra në të cilën vdiqën shumë njerëz. 2-3 milionë viktima u torturuan deri në vdekje ose u vranë pa një proces të rregullt gjyqësor, dhe shumë shpesh për shkeljen më të vogël.

Kur një djalë vodhi vetëm një grusht grurë në një fshat në Hunan, shefi lokal i Partisë Komuniste, Xiong Deccang, e detyroi babanë e tij që ta varroste të gjallë. Babai i ngratë vdiq disa ditë më vonë nga pikëllimi.

Tortura makabre ndaj Uang Zijou u raportuan deri në udhëheqjen qendrore:Në fillim i prenë njërin nga veshët, ia lidhën këmbët me tel, i hodhën një gur dhjetë kilogramësh në shpinë dhe më pas ai u damkos me një vegël pune, dhe e gjitha kjo si dënim pse kishte gërmuar në një arë për të marrë disa patate?.

Dhe çfarë justifikimi pati Uolf ndaj një barbarie të tillë?Të akuzosh qeverinë kineze (Maon)…sikur e nxiti enkas vdekjen nga uria, është një lexim i pazakontë i historisë?- tha ai gjatë debatit. Kjo qasje ishte njolloj sikur dikush të thotë:?Hitleri vrau vërtete shumë njerëz, por po kështu kanë bërë edhe udhëheqës të tjerë?, që përbën një relativizim të këtyre krimeve.

Mao i bashkohet grupit të Hitlerit, Stalinit, Pol Potit dhe të tjerëve, që i kanë njollosur faqet e historisë me krime të tmerrshme e të papërshkrueshme. E megjithatë avokatët perëndimorë të komunizmit kanë mbrojtur secilën prej këtyre figurave famëkeqe.

Noam Çomski është i famshëm për justifikimin e regjimit të Kmerëve të Kuq në Kamboxhia. Edhe pretendenti demokrat për presidentin e SHBA-së, Berni Sanders tha se ëndrra amerikane u realizua më shumë në Venezuelë. Në vitet 1930, ambasadori i Amerikës në Angli, Xhozef Kenej, ishte një simpatizant i hapur i nazistëve.

Një diplomat gjerman pohoi se Kenej i tha në një rast:?Fakti që gjermanët donin t`i hiqnin qafe hebrenjtë nuk ishte edhe aq i dëmshëm për ta. Më shumë problem ishte zhurma e madhe me të cilën ata e propaganduan këtë?.

Analiza e këtyre regjimeve na jep mundësinë të kuptojmë më mirë natyrën e tyre, por edhe se çfarë i entuziazmon simpatizantët e tyre. Emëruesi i përbashkët midis të gjitha këtyre regjimeve, është se kuadri i tyre moral e nënshtron individin ndaj grupit.

Nëse grupi është parësor dhe mbi individin, ai e justifikon sakrifikimin e këtij të fundit për tekat e shtetit. Kur planet e fundit 5-vjeçare të Stalinit dështuan, zgjidhja e tij ishin bastisjet e natës, dhomat e torturave dhe gulagët.

Ekziston edhe një arsye më e thellë për dukurinë e mbrojtjes ndaj këtyre regjimeve, që del në pah kur analizojmë një tjetër mënyrë operimit të regjimeve shtypëse. Nuk është rastësi që këto shtete i kanë refuzuar mënyrat iluministe të të menduarit.

Logjika, faktet dhe arsyeja bien në kundërshtim me to. Në vend të tyre mbretërojnë supersticioni, misticizmi dhe emocionet. ?Ne jemi në fund të Epokës së Arsyes. Ne duhet të mos i besojmë inteligjencës por instinkteve tuaja?- deklaroi dikur Hitleri.

Pol Pot, i arsimuar në Perëndim, i vrau të gjithë intelektualët nën regjimin e tij, pasi ai besonte se ata kishin një lloj edukimi që nuk ishte komunist. Hitleri ishte i prerë:E vërteta nuk ekziston!Kjo është një arsye e rëndësishme pse regjime të tilla janë kaq të dhunshme.

Nëse nuk ka të vërteta, fakte apo logjikë, atëherë si mund të binden njerëzit? Me dhunë. Emocionet mund të lidhen me realitetin, por pikëpamja post-moderne është të cilësohen parësore emocionet. Siç shkroi Hitleri në librin e tij ?Mein Kampf?(Lufta ime) ?Jetojmë në një kohë kur nuk vendos mendja, por grushti?.

Mendoni pak për kaosin dhe shkatërrimet që ndodhin pas thuajse çdo personi që humb jetën ngatë shtënat e policisë. Ai është një pasojë direkte e ngritjes së emocioneve mbi arsyen. Ky vetë-poshtërim epistemologjik, është arsyeja më e thellë psikologjike se pse elita mund të simpatizojë regjimet brutale.

?E majta? nuk është një grup homogjen. Ndaj duhet të kemi kujdes që të mos i fusim të gjithë në një thes. Edhe në qarqet akademike, shumica tërhiqen nga fanfarat e këtyre regjimeve, edhe shtypja bëhet aq e madhe saqë nuk mund të injorohet.

Adhurimi ndaj këtyre regjimeve vjen zakonisht në fillimet e jetës së një shteti të tillë,

kur verbon ende shkëlqimi i paradave. Megjithatë, kjo nuk e shmang dot emergjencën e përballjes me problemin e tolerancës ndaj tyre. Sepse është pjesërisht mbështetja e intelektualëve perëndimorë ajo që i bën joshëse këto regjime të tmerrshme. Ndaj duhet të jetë një priroritet ndalimi i tyre përpara se të degradojnë në fazën e despotizmit apo akoma më keq sesa kaq.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.americanthinker.com/articles/2021/12/genocidal_regimes_and_leftist_apologists.html

Lajmet e fundit nga