LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompanitë e Ben Blushit me të kërkuarit e inceneratorëve/ Kur do flasë SPAK?

21 Dhjetor 2021, 17:16, Aktualitet CNA
Kompanitë e Ben Blushit me të kërkuarit e inceneratorëve/

Ish politikani-Ben Blushi së fundi u bë lajm në media për shkak të dorëheqjes së tij të befasishme, si drejtor i përgjithshëm i Top Channel.

Ai iku nga Top Channel pak ditë përpara arrestimit të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për dosjen e inceneratorëve.

Po në të njëjtën mënyrë u largua dhe Koka nga mandati i deputetit në gusht, vetëm 9 ditë para se bente betimin, me argumentin se do ia linte vendin të rinjve.

Por ndërkohë që Koka vijon betejën e tij më drejtësinë, pasi u arrestua për aferën e inceneratorëve,  kujtojmë që ish drejtori i Top Channel, Ben Blushi është ortak i personave të tjerë shpallur në kërkim, Stela Gugallës dhe Klodian Zotos, dhe është pare shpesh në dyert e SPAK.

CNA.al, ka investiguar duke sjellë herë me dokumente ekskluzive dhe zyrtare një skemë të plotë në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

Dy kompanitë e Blushit në lidhje me të kërkuarit e inceneratorëve janë Em Capital Group dhe KudoPay.

Em Capital Group, është një kompani e themeluar në Bullgari, ku 33% të aksioneve i ka bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi, 33% Mirel Mërtiri dhe 34% Klodian Zoto, ky i fundit me vendim nga gjykata arrest në burg.

Ndërkohë që kompania tjetër ku Ben Blushi del hapur me emrin e tij në ortakëri me pronarët e aferës së 23 inceneratorëve është KudoPay. Bëhet fjalë për një kompani, që do operojë në fushën e sistemeve elektronike të karburanteve, e regjistruar në QKB në 12 prill 2021. Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra shumë të njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e fëmijevë të Mirel Mertirit, një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi dhje Eva Blushi janë ortakë me Stela Gugallën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë bashkëpronarë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.

Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe ish-drejtues mediash, ku më i spikaturi është Ben Blushi i cili ka bërë edhe avokatinë publike të inceneratorëve në ekranin e Top Channel.

SPAK në skemat e hetimit nuk mund të shmangë edhe kompanitë ku dalin ortakëritë e Eva dhe Ben Blushit, një prej të cilave ka paguar 2.2 milionë dollarë për blerjen e një tjetër kompanie në Tiranë e cila lidhet direkt me pronarët e një nga mediave kryesore në Shqipëri./CNA.al

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ortakëria me pronarët e inceneratorëve/ Shtrëngohet ?laku? për Ben Blushin?

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Lajmet e fundit nga