LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte tronditëse”/ Ish Presidenti “zbërthen” deklaratën e Varhelyi

21 Dhjetor 2021, 10:55, Politikë CNA
“Ishte tronditëse”/ Ish Presidenti “zbërthen”

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka komentuar takimin mes treshes Vuçiç-Rama-Zaev.

Sipas Nishanit, ky takim nuk zhgënjeu askënd nga pritshmëria.

?Takimi i rradhës Vuçiç-Rama-Zaev, nuk zhgënjeu askënd nga pritshmëria.

Ai artikuloi dhe elaboroi atë për çka është ideuar, sponsorizuar e përdoret.

Retorikën anti-Evropë, duke nxitur urrejtjen ndaj Bashkimit Evropian si ?pengues? të proçesit integrues të Ballkanit.

Treshja e Novi Sad-it, artikuloi tezën se Bashkimi Evropian nuk e do zgjerimin me Ballkanin dhe se evropianën duan izolimin e popujve të Ballkanit, përsa kohë proçesi integrimit nuk përparon.

Në fakt popujt e Ballkanit nuk janë ?dele?, ashtu siç tenton ti trajtojë treshja jugosllaviste.

Populli në Shqipëri e di dhe e njeh mirë problemin madhor me korrupsionin që gëlon e ka kapur çdo cep të shtetit shqiptar. Hajnia e inceneratorëve është veçse maja e pirgut të malit të qelbur nga vjedhjet, korrupsioni dhe degradimi në këtë vend.

Populli serb e njeh mirë dhe është në sheshet e protestës kundër inkriminimit dhe rrjetit të krimit të organizuar që kontrollon shtetin në atë vend.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, i njohin mirë skandalet e korrupsionit që kanë shpërthyer nga qeverisja aktuale atje.

Pra këto modele korrupsioni në vendet përkatëse nuk janë produkte evropiane e as të shkaktuara nga qeveritë e vendeve të BE por qeveritë e Ramës, Vuçiç dhe Zaev?, ka shkruar Nishani në rrjete sociale.

Sipas Nishanit, Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi morale e politike në këtë histori korrupsioni e antiligji në vendet kufi me të.

Ish Presidenti shkruan më tej se BE duhet të distancohet prerë e qartë nga modelet e korrupsionit dhe antiligjit që qeverisin sot Shqipërinë, Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

?Vetëm duke mbajtur këtë qëndrim parimor, Bashkimi Evropian do të përmbushë parimet mbi të cilat ai vetë është themeluar dhe vepron. Vetëm kështu do të inkurajohet shoqëria në këto vende të çlirojnë proçeset integruese dhe civilizuese sipas modelit perëndimor.

Për çdo mendje të ftohtë e të lirë nuk ka kurrfarë dyshimi se proçesi i Novi Sad-it është një platformë e pastër anti-perëndim në tërësi dhe anti-evropian në veçanti.

Ishte tronditëse ajo që deklaroi Komisioneri Varhelyi në ndëhyrjen e tij se ?disa në Ballkan vendosën të bllokojnë Proçesin e Berlinit?.
Imagjinoni tani se pas projektit dhe taktikës së kujt e ka çuar Shqipërinë filoserbi i Tiranës, Edi Rama ?

Projekti serb i Novi Sadit që ka përvetësuar emrin e Ballkanit ka veçse synime të pastra politike në shërbim të hegjemonizmit serb si dhe të ndërtojë një mekanizëm destabilizimi në duart e fuqive anti-Perëndim, anti-Evropë.

Platforma e copëtimit të Bosnje & Herzegovinës, paralizimit të shtetit të Malit të Zi, izolimit të Kosovës dhe anulimit dé facto të pavarësisë së saj, është agjenda e qartë e projektit serb të Novi Sad-it që ka përverësuar emrin e Ballkanit.

Vetëm përpara pak ditësh Presidentja e Kosovës dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e denoncuan dhe kundërshtuan platformën Vuçiç-Rama-Zaev.

Rikthimi i rajonit tek bashkëpunimi ekonomik nën CEFTA , siç kanë nënshkruar e dakorduar më parë, duke respektuar parimin e reciprocitetit dhe respektit të ndërsjelltë është premisa më e mirë në zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe harmonizim për Proçesin e Berlinit.

Njohja e Kosovës prej Serbisë dhe ndalimin prej saj të përfshirjes në projektet minuese e destabilizuese për shtetin e Kosovës është parakushti për intensifikimin e mardhënieve ndërshtetërore të të gjitha vendeve të rajonit (Shqipëria më e para), me Serbinë.

Për shqiptarët nuk besoj se hegjemonizmi serb mbi tregun ekonomik dhe kontrollin politik mbi vendet të cilat NATO i ka ulur në tryezën e saj, është interesi i tyre kombëtar?, shkruan më tej Nishani./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga