web counter

“Dosja e nxehtë” në sirtarët e drejtësisë/ Kur do zgjohet SPAK, për skandalin me pesticidet

21 Dhjetor 2021, 08:47, Denoncim CNA
“Dosja e nxehtë” në sirtarët e drejtësisë/

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja e dalë nga Reforma në Drejtësi, e cila është trumbetuar fort, në media.

SPAK është parë si shpresa që më në fund shqiptarët të gjejnë drejtësinë e munguar dhe të goditet korrupsioni në nivelet e larta.

Një ndër dosjet, e cila do të duhej të “zgjonte” SPAK, është ajo e skandalit të pesticideve kineze.

Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, sesi në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.(Lexo këtu)

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Një pjesë e porosive ishin nisur nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat, e cila ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i një kompanie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. (Lexo këtu)

CNA.al nëpërmjet dokumenteve ka treguar se gjithçka ka shkuar edhe në Prokurorinë e Durrësit.

Gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Po ashtu edhe KLSH, ka filluar një kontroll në dogana, në lidhje me skandalin në fjalë. (Lexo këtu).

Skandali në fjalë duket se i ka “ngrënë kokën”, edhe Drejtorit të Hetimit, që ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj.

Ky i fundit mësohet se ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin, ne ate kohe, Erion Braçe.

Pra, ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit në dogana, i cili zbuloi skandalin e futjes në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide kineze, të cilat ndaloheshin rreptësisht nga ligji .(Lexo këtu)

Fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjella nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, që CNA.al ka denoncuar skandalin në fjalë, SPAK vetëm ka heshtur.

Dokumentet janë të qarta, provat janë aty, dhe SPAK ka shansin t’iu tregojë shqiptarëve se më në fund do të vijë drejtësia e munguar.

Pra, SPAK ka rastin të tregojë nëse është në lartësinë që e kërkojnë shqiptrarët apo është palë me korrupsionin./CNA.al

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Kush ia “kyçi” gojën SPAK?

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ SPAK përfshihet në skandal?

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Ministria e Bujqësisë dhe Doganat përfshihen në krim/ Pesticidet kineze zbulojnë të implikuarit

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Lajmet e fundit nga