LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen dhjetë zyrtarë në Kosovë/ Mes tyre edhe ish-kryetari i komunës

21 Dhjetor 2021, 10:34, Kosova & Bota CNA
Arrestohen dhjetë zyrtarë në Kosovë/ Mes tyre edhe

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç.

Ish-kryetari u arrestua nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht për shkak të dhënies së lejeve ilegale për ndërtim, konfirmoi Prokuroria e Ferizajt.

Shtërpca, është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, në jug të Ibrit dhe në krye të komunës që nga themelimi i saj në vitin 2009 deri në fund të nëntorit 2021 ishte, Bratisllav Nikolliç nga radhët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila përkrahet nga Beogradi.

Nikolliç, para se t?i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013 ishte po ashtu kryetar i Shtërpcës në kuadër të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, u arrestuan rreth 10 persona, mes të cilëve drejtori i Urbanizimit dhe disa zyrtarë e pronarë ndërmarrjesh. Ata ngarkohen për vepër penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit si dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përndryshe, Bratisllav Nikolliç mbante pozitë edhe në organin e përkohshëm komunal në Shtërpcë që financohej nga buxheti i Serbisë. Edhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe mbajnë dy pozita, në sistem të Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 17 tetor, në Shtërpcë fitoi kandidati, Dallibor Jevtiç nga Lista Serbe.

Paraprakisht, Jevtiç ishte ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, reagoi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Petkoviç tha se Policia e Kosovës ?bastisi disa fshatra të Komunës së Shtërpcës dhe arrestoi disa serbë?, derisa e përshkroi situatën ?edhe një tentim brutal për frikësimin e popullsisë serbe në Kosovë dhe terror i ri i kryeministrit, Albin Kurti?.

?Nën maskë dhe me arsyetimin e njëfarë lufte kundër korrupsionit, Albin Kurti sërish dërgoi njësinë speciale, me përgatitje të plotë luftarake në mjediset me shumicë serbe me qëllimin e vetëm që serbët, të cilët mbetën duke mbrojtur interesat tonë kombëtarë, t?i kriminalizojë?, tha Petkoviç./REL

Lajmet e fundit nga