LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salianji si Rama/ Kundër protestës ndaj Vuçiç dhe inceneratorëve

20 Dhjetor 2021, 09:38, Politikë CNA
Salianji si Rama/ Kundër protestës ndaj Vuçiç dhe

Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, ka folur sot në lidhje me protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës ?Open Balkan?, dhe vjedhjes së inceneratorëve.

I ftuar në studion e ?Dita jonë? në A2 CNN, Salianji, ashtu si edhe kryeministri Edi Rama, ka dalë kundër protestës së demokratëve.

?Këto nuk janë protesta por lëvizje për të krijuar dhe mbajtur tollovinë duke qenë se nuk pati ndonjë trofe, nuk ndodhi të marrë partinë dhe del me këto trofe. Çdo protestë për hall personal nuk ka legjitimitetin e duhur. Të gjitha ndodhin në politikë por ajo që nuk ma merrte mendja është që Berisha donte ta mbante PD si mbrojtëse për interesin e vet.?-ka deklaruar Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga