LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD i kallëzoi në SPAK/ Ivi Kaso: Një ndjesi e madhe keqardhje

20 Dhjetor 2021, 21:12, Politikë CNA
PD i kallëzoi në SPAK/ Ivi Kaso: Një ndjesi e madhe keqardhje

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso thotë se ndjeu keqardhje kur ai dhe kolegët e tij u kallëzuan në SPAK nga PD.

Në një intervistë televizive,  Kaso tha se nuk e kishte menduar kurrë që do vinte një padi kundër tij me firmën dhe vulën e Partisë Demokratike.

?U ndjeva keq, një ndjesi e madhe keqardhje që mbas 15 vitesh aktivizim në PD të ketë një padi në SPAK për mua dhe kolegët e mi me firmën e vulën e PD. S?do e kisha besuar kurrë që të ndodhte. Aspak i shqetësur se vetë padia ka kundërvënie në vetvete. Nëse unë duhet të shkoj para drejtësisë se kam marrë pjesë në një Kuvend të thirrur nga demokratët, nëse jemi përgjegjës e kam për krenari një gjë të tillë dhe drejtësia të merret me mua dhe me kolegët e mi. Autorizimin për logon e re nuk kam nevojë ta marr nga zyrat e boshatisura të PD. PD nuk është kati i dytë i selisë së PD, por janë demokratët që votuan në datën 18?, tha Kaso./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga