LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Ramës blen xhupin 13 mijë euro

20 Dhjetor 2021, 14:22, Politikë CNA

Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij sot në Kuvend është ndalur tek situata ekonomike.

Ai tha se shqiptarët janë zhytur në varfëri, ndërsa ministrat e Ramës në ?luks?.

Sipas tij, vendi është ndarë në dy shtresa, në shumë të pasur dhe shumë të varfër.

Po ashtu ai deklaroi se një ministër i Ramës ka blerë xhupin 13 mijë euro, në një dyqan në Bllok.

?Ne në Shqipëri kemi dy kategori, një të pasur dhe një shumë të varfër. Do tu tregoj për paradën e rrobave që veshin ministrat në rrugët e Tiranës. Një ministër i kësaj qeverie që ka shkuar te një dyqan në Bllok, kur e ka pyetur shitësin për një xhup i ka thënë kushton 5 mijë euro. Ministri e ka pyetur a ka xhup më të shtrenjtë. Pastaj ka blerë xhupin ?Hermes? 13.200 euro. Ta kontrollojë qeveria kush del pasditeve me këtë xhup?, tha Sula./CNA.al

Lajmet e fundit nga